Rusia është një vend i lirë, i hapur në të cilën nuk do të ketë më kurrë diktaturë. Për këtë deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në takimin me studentët e Universitetit Politeknik të qytetit Tomsk (Siberi Perëndimore).

0Ai shprehu shpresën në strukturimin e shoqërisë civile ruse dhe në faktin se njerëzit do të fillojnë të marrin vendime më të vetëdijshme gjatë votimit në zgjedhjet për organet pushtetore në nivele të ndryshme. Putin e quan moment pozitiv vetë faktin e shprehjes së çdo lloj kritike të ashpër në adresë të tij në Internet, duke theksuar se pikërisht kështu fillon të realizohet strukturimi.