Forcat speciale amerikane liruan në Somali një qytetare të Shteteve të Bashkuara dhe një danez, të cilët u rrëmbyen 3 muaj më parë. Në operacionin për lirimin e tyre u përfshinë 6 helikopterë të ushtrisë amerikane.

0Jessica Buchanan dhe Poul Hagen Thisted merreshin me çminimin e territoreve të Somalisë, e cila pushoi së ekzistuari si shtet unik në vitin 1991 me rënien e regjimit diktatorial të Siyaad Barre. Qeveria federale kontrollon vetëm kryeqytetin e shtetit Mogadishu dhe disa rajone periferike. Në jug dhe në verilindje të Somalisë sundojnë lëvizjet radikale islamike.