Një protestë të fuqishme publike shkaktuan në Portugali fjalët e Presidentit të vendit Aníbal Cavaco Silva. Kryetari i shtetit, duke komentuar vendosjen e masave të diktuara fiskale shtrënguese, u ankua për reduktimin e të ardhurave të veta. Për shkak të kësaj, u ankua Aníbal Cavaco Silva, ai do ta ketë të vështirë të jetojë vetëm me pensionin pas përfundimit të punës së vet në postin e presidentit.

0Deklarata të tilla të Kryetarit të shtetit nuk lanë indiferentë shumë portugezë. Tashmë më shumë se 14.000 qytetarë nënshkruan një peticion në Internet, në të cilin i bëhet thirrje Aníbal Cavaco Silva të japë dorëheqjen. Ata i indinjoi pa masë vetë fakti, se për varfëri qahet publikisht zyrtari me të ardhura prej 10.000 euro në muaj, në një kohë kur paga mesatare mujore në vend është 900 euro.