Ambasadori amerikan në Rusi Michael McFaul e konsideron të mundshëm rregullimin e mosmarrëveshjeve ekzistuese në lidhje me mbrojtjen antiraket (MAR). “Në momentet aktuale ne po përjetojmë një periudhë shumë të politizuar. Por kur ne të ulemi me qetësi dhe të bisedojmë në mënyrë racionale, pragmatike për interesat tona kombëtare, atëhere, dhe për këtë unë jam mëse i bindur, çështja e MAR do të bëhet një nga përparimet më të mëdha në fazën e dytë të “riformatimit” të marrëdhënieve tona”, - deklaroi ai. Sipas mendimit të Ambasadorit amerikan, vështirësitë dhe mosmarrëveshjet në negociatat për MAR në një farë mase janë të lidhura me zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA dhe në Rusi.

0“Unë tashmë e kam studiuar mirë gjithë pjesën fizike dhe teknike të çështjes dhe kjo më bind mua se ne do të mund ta shndërrojmë problemin e MAR nga sferë grindjesh e përçarjeje në sferë bashkëpunimi. Sepse, në fund të fundit, kërcënimet me të cilat do të duhet të përballen SHBA dhe Rusia kanë shumë më ngjashmëri se dallime”, - tha Michael McFaul.