Presidenti rus Dimitri Medvediev nuk ka ndërmend të heqë dorë nga beteja politike. “Unë asnjëherë nuk kam thënë se nuk do të kandidoj më. Dua t’ju kujtoj se jam vetëm 46 vjeç - kjo nuk është ndonjë moshë dhe aq serioze për të hequr dorë nga betejat e mëtejshme politike”, - tha Presidenti në takimin me studentët e Fakultetit të Gazetarisë të Universitetit Shtetëror të Moskës (MGU).

"Dua t’ju kujtoj se jam vetëm 46 vjeç - kjo nuk është ndonjë moshë dhe aq serioze për të hequr dorë nga betejat e mëtejshme politike”, - tha Presidenti në takimin me studentët e Fakultetit të Gazetarisë të Universitetit Shtetëror të Moskës (MGU).“Por kësaj here unë me të vërtetë vendosa të mos kandidoj për arsye e motive politike, meqenëse logjikova se dy persona që përfaqësojnë një forcë politike nuk duhet të shtyjnë me bërryla njëri-tjetrin. Sepse duhet të avancojë ai që ka më shumë shanse në momentet aktuale për të fituar më shumë vota”, - shtoi Dimitri Medvediev.