Izraeli duhet të bëhet pjesë e Evropës së bashkuar. Një mendim të tillë shprehu Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman në konferencën ndërkombëtare që u hap në Vjenë kushtuar perspektivave të zhvillimit të kontinentit evropian.

0Ai tha se Izraeli është e vetmja demokraci e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe përfaqëson gjithë qytetërimin perëndimor. Avigdor Lieberman u ankua gjithashtu për fqinjët e vet të këqinj. “Do të kishte qenë më mirë sikur Moisiu t’i kishte sjellë hebrenjtë diku në fqinjësi me Gjermaninë, Austrinë apo Italinë”, - tha ai.