Presidenti i FR-së, Dimitrij Medvjedev nënshkroi urdhërin mbi kthimin në atdhe të kontigjentit ushtarak, që merr pjesë në operacionet e OKB-së në mbështetje të paqes në Sudan.

Pas ndarjes së Sudanit në dy shtete të pavarura misioni i rusëve konsiderohet i kryer. Veç kësaj, ekspertët janë të mendimit, se Moska është e detyruar të marrë masa për sigurinë e qytetarëve të vet.

Si shkak formal për tërheqjen e kontigjentit rus nga Sudani shërbeu përfundimi i misionit ndërkombëtar në këtë vend afrikan. Me 11 korrik të vitit të kaluar, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi rezolutën përkatëse. Tani, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë duhet të kthejë në FR helikopterët ushtarakë, që kanë marrë pjesë në misionin për mbështetjen e paqes si dhe personelin në shërbim të trasportit ajror. Siç thuhet në urdhërin presidencial, “ushtarakët rusë i realizuan me nder detyrat e caktuara në mbështetje të paqes dhe sigurisë në këtë vend”. I gjithë personeli dhe teknika duhet të kthehen në atdhe deri me 1 prill. Komenti i drejtorit të Qendrës së Studimeve Politiko-Shoqërore, Vladimir Jevsejev:

- Rusia ka një shkak formal për të kthyer paqeruajtësit dhe, me sa duket, kjo kushtëzohet me ndërlikimin e situatës midis Sudanit të Jugut dhe Republikës së Sudanit. Në kushtet e acarimit të kontradiktave ndërmjet shteteve, në kushtet, kur ende nuk janë zgjidhur çështjet thelbësore të ndarjes në dy shtete (në rradhë të parë sa i përket naftës), prania e paqeruajtësve rusë, nga njëra anë, nuk do të mund ta zgjidhte problemin dhe, nga ana tjetër, do t’i vinte nën goditje paqeruajtësit rusë.

Përfaqësuesi i posaçëm i Presidentit të Rusisë për Afrikën, Mihaill Margellov, duke komrntuar urdhërin në fjalë, apeloi që me dokumentin “të mos bëhet sensacion”. Nuk bëhet fare fjalë, që Moska ka hequr dorë nga roli paqeruajtës dhe prej interesave të saj strategjike në Afrikë. Rusia ka kontribuar në ndarjen paqësore të vendit (kujtojmë, i ndarë si Sudan dhe si Sudani Jugor) dhe tani është e gatshme të marrë pjesë në operacione të tjera paqeruajtëse.

Ekspertët, gjithashtu, nuk e përjashtojnë edhe versionin, sipas të cilit, largimi i paqeruajtësve nga Sudani lidhet me incidentetet, ku kanë marrë pjesë  pilotët rusë.  Ata i ndaluan, i rrëmbyen, i arrestuan. Për më tepër, shpesh këta pilotë janë bërë peng i mosmarrëveshjeve midis pushteteve në Jug dhe Veri të Sudanit, për shkak të burimeve të naftës.

Roman Mamonov