Admiruesit e Scotch Whisky i trishtoi pa masë lajmi që erdhi nga kryeqyteti britanik. Ministri i Jashtëm britanik William Hague iu kërcënua Edinburgut se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar do të zvogëlojnë vëllimet e eksporteve të “Scotch”, në qoftë se skocezët do të vazhdojnë të këmbëngulin për marrjen e pavarësisë së vet.

Të ardhurat e Skocisë nga eksprtet e Scotch Whisky për vitin e kaluar arritën në rreth 3 miliardë paund (më shumë se 4.5 miliardë $). Me reklamën falas të “Scotch” janë të angazhuara aktualisht 140 ambasada britanike në mbarë botën. Ndaj këtij fakti dhe tërhoqi vemendjen e Edinburgut Kreu i Foreign Office britanik. Në qoftë se Skocia do të dalë megjithatë nga përbërja e Mbretërisë së Bashkuar, atëhere Londra do të heqë dorë nga reklamimi i produkteve të saj mbi baza vullnetare.

Siç dihet tashmë, nacionalistët që erdhën në pushtet në parlamentin e Skocisë kanë ndërmend të mbajnë në vitin 2014 referendumin për pavarësinë skoceze. Si arsye për këtë veprim janë përmendur disa. Në veçanti, kjo është dëshira për t’u anëtarësuar në BE dhe për të mos ndarë më me Londrën të ardhurat nga prodhimi i naftës. Një rol jo nga më të fundit në marrjen e këtij vendimi kanë luajtur edhe problemet serioze ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, thotë eksperti rus për çështjet e Bashkimit Evropian Oleg Barabanov:

- Sfidat ekonomike me të cilat po ballafaqohet aktualisht Londra, rënia e rolit të Britanisë së Madhe në botë - nga Perandori potente në të kaluarën në një vend të zakonshëm evropian - të gjitha këto ndikuan në mënyrë të ndjeshme mbi skocezët. Ata kanë filluar të provojnë ndjesinë, të perceptojnë se Londra po bëhet pengesë për zhvillimin e tyre ekonomik dhe politik.

Autoritetet e Britanisë së Madhe dalin kategorikisht kundër ndarjes së Skocisë. Londra deklaroi se pa pëlqimin e saj rezultati i referendumit nuk do të ketë fuqi ligjore. Por kjo është pozita zyrtare, ndërsa sondazhet tregojnë rezultate krejtësisht befasuese. Për pavarësinë e Skocisë votuan 43% e qytetarëve britanikë. Kurse një numër po i tillë skocezësh, në të kundërtën, duan të mbeten në bashkimin me Anglinë. Pikërisht për këtë arsye e ka shtyrë Edingurgu deri në vitin 2014 zhvillimin e referendumit mbi pavarësinë në Skoci, që skocezët të kenë mundësi të marrin një vendim të peshuar mirë.

0Sipas mendimit të analistëve, argumenti “alkoolik” i Foreign Office britanik mund të ndryshojë seriozisht balancën e forcave në vigjilje të plebishitit. Në të vërtetë, sipas të dhënave të fundit, 2/3 e banorëve të Skocisë do të votojnë për pavarësinë nga Britania e Madhe vetëm në atë rast, në qoftë se si rezultat i ndarjes nga Mbretëria e Bashkuar të ardhurat e tyre do të rriten me 500 £ në vit. Një rritje e tillë nuk ka gjasa të gjejë mshërim në jetë nëse do të bien eksportet e Scotch Whisky. Bile edhe në qoftë se nuk do të ketë rënie të eksporteve, për reklamat e produktit skocezët do të jenë të detyruar megjithatë të paguajnë paratë e veta, ndërsa kjo do të thotë se të ardhurat e tyre do të vazhdojnë të bien. Kështu që ata duhet ta pleqërojnë mirë punën e pavarësisë.

Andrei Smirnov