Presidentit të Venezuelës Hugo Chavez i kanë mbetur për të jetuar nëntë muaj, maksimum një vit, për këtë shkruan gazeta spanjolle “ABC” me referim tek epikrizat sekrete të mjekëve, të cilat ranë në duart e shërbimeve sekrete.

Sipas raportimeve të këtyre shërbimeve, Hugo Chavez-it po i progreson sëmundja e kancerit dhe metastazat i kanë arritur tashmë deri në shtyllën kurrizore dhe në kocka Udhëheqësit të Venezuelës. Gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet me shpejtësi. Chavezit i kanë rritur në mënyrë të konsiderueshme dozën e analgjezikëve (anti-doloristikëve), gjë kjo që shpjegon dhe aktivitetin e tij.

0Duam t’ju kujtojmë se pak ditë më parë Presidenti i Venezuelës dha një intervistë, në të cilën deklaroi se është shëruar plotësisht dhe se e ndjen veten kaq mirë, saqë e ka harruar fare sëmundjen e kancerit. Kurse më 13 janar ai doli me një raport 11 orësh kushtuar rezultateve të vitit të kaluar.