Operatorja e centralit bërthamor “Fukushima-1” kompania TEPCO deklaroi mbi rritjen e emisioneve të elementeve radioaktive nga centrali gjatë këtij muaji.

Niveli i shkarkimeve të elementeve radioaktive menjëherë pas avarisë në centralin bërthamor ishte rreth 800 trilionë Bq (Becquerels) në orë. Gjatë muajve të ardhshëm kjo shifër filloi të zvogëlohet gradualisht dhe aty nga periudha nëntor-dhjetor e vitit të kaluar arriti deri në 60 milionë Bq në orë.

0Siç dëshmojnë rezultatet e matjeve, në janar niveli i shkarkimeve radioaktive nga blloku i dytë dhe i tretë i energjisë të centralit bërthamor u rrit deri në 10 milionë Bq në orë dhe në momentet aktuale përbën rreth 70 milionë Bq në orë në secilin prej objekteve.