Në përgjigje të miratimit nga Parisi të ligjit mbi gjenocidin armen, Turqia deklaroi se po shqyrton mundësinë e tërheqjes së vet nga grupi i aksionerëve të Euronews - Rrjetit Ndërkombëtar të Lajmeve - që ndodhet me seli në Francë, gjë kjo që do të ndikojë negativisht në veprimtarinë e televizionit, sepse Kompania Radiotelevizive Shtetërore e Turqisë zotëron 15.5% të paketës aksioneve të Euronews.

Situatën e krijuar e komentoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Zëdhënësi i kanalit televiziv shtetëror të Turqisë “TRT” Birol Uzunay:

0“Vendimi nuk është marrë ende. Ne duam të mësojmë se çfarë do të ndodhë më tej, prandaj nuk është marrë ende vendimi përfundimtar dhe se kur mund të merret ai. Gjithçka do të varet nga pozita e Francës dhe pozita e Euronews, nga mënyra se si do të reagojë Euronews ndaj vendimit të marrë nga Franca”.