Turqia do të marrë masa të rrepta në përgjigje të miratimit në Francë të ligjit mbi dënimin për mohimin e gjenocidit armen. Sanksionet që parashikohet të vendosen nga Ankaraja, siç pritet, do të shpallen të martën nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan.

Sanksionet mund të përfshijnë në vetvete tërheqjen për një kohë të pacaktuar të ambasadorit dhe atasheut ushtarak nga Parisi, heqjen e akreditimit atasheut ushtarak francez në Ankara, ndalimin e pjesëmarrjes së kompanive franceze në tenderat që zhvillohen në Turqi dhe mbylljen e hapësirës ajrore dhe detare për forcat e armatosura franceze.

0Projektligji, që u miratua të hënën nga Senati i Francës, parashikon dënimin me 1 vit burgim dhe një gjobë prej 45.000 euro për mohimin e gjenocidit ndaj armenëve në Perandorinë Osmane në vitin 1915, kur u masakruan rreth 1.5 milion armenë.