Më 24 janar të vitit 2011 një terrorist kamikaze hodhi veten në erë në aeroportin e Moskës “Domodedovo”. Si rezultat u vranë 37 persona dhe 173 të tjerë u plagosën. Një vit pas sulmit terrorist Komiteti Hetimor i Rusisë raportoi mbi përfundimin e hetimit.

0Sipas të dhënave të hetuesve, shpërthimi u organizua nga lideri i organizatës “Emirati i Kaukazit” («Имарат Кавказ») Doku Umarov. Gjithsej në përbërjen e grupit terrorist hynin rreth 35 veta.