Një ciklon i fuqishëm goditi sot bregdetin verilindor të Australisë. Goditja kryesore e ciklonit i ra për pjesë Brisbane dhe Gold Coast. Ai solli me vete erëra të dhunshme dhe shira të rrëmbyer. Autoritetet morrën vendimin për të mbyllur autostradat kryesore. Popullsisë i është rekomanduar për të shmangur udhëtimet e paplanifikuara, për të mos parkuar makinat nën pemë dhe pranë shtyllave të tensionit të lartë.

0Sipas njoftimeve të sinoptikëve, në ditët e afërta kushtet e motit vetëm do të përkeqësohen, gjë kjo që mund të çojë në përmbytje të krahasueshme me fatkeqësinë e shfrenuar të natyrës të vitit 2011. Atëhere në zonën e përmbytjes u ndodhën 22 qytete. Më shumë se 30 persona gjetën vdekjen, rreth 100 të tjerë humbën pa lënë gjurmë. Dëmi i përgjithshëm që iu shkaktua vendit u vlerësua në 10 miliardë euro.