Themeluesi i faqes WikiLeaks Julian Assange do të bëhet drejtues emisionesh televizive. Tema e emisioneve të tij - e ardhmja e bashkësisë ndërkombëtare. Të ftuar në emisionet e tij do të jenë figura të autoritetshme politike, mendimtarë dhe veprimtarë të shquar publikë.

0Cikli i programeve i përbërë nga dhjetë episode javore 30 minutëshe do të fillojë në mes të marsit dhe do të transmetohet nëpërmjet rrjeteve kabllor, satelitor dhe tokësor duke mbuluar 600 milionë njerëz në mbarë botën.