Në Rusi po përkujtojnë viktimat e atentatit në aeroportin e Moskës Domodedovo. Fiks një vit më parë, më 24 janar 2011, një terrorist kamikaz, hodhi në erë eksplozivin e shahidit mbërthyer në brez. Fuqia e bombës së mbushur me bulona e dado përbënte fuqinë ekuivalente me 7 kg tritol. U vranë 37 vetë, më shumë se 120 të tjerë morrën ndihmën spitalore.

Siç sqaroi hetimi, kamikazi, i lindur dhe i ardhur nga Republika e Kaukazit Verior të Ingushetisë, ishte Mogamed Jevllojev. Për çështjen që lidhet me atentatin janë ndaluar vëllai i tij Ahmed si dhe vëllezërit Islam dhe Iljez Jandijev. Ata e takuan Mogamedin në Moskë dhe pastaj e dërguan atë në aeroport. Përveç kësaj, Gjykata lëshoi urdhër-arrestin në mungesë për kreun e terroristëve ne Kaukazin Verior, Doku Umarov, i cili mori mbi vete përgjegjësinë në përgatitjen e atentatit. Dy bashkëpunëtorë të tjerë në krim, Zaurbek Amrijev dhe Rustam Altemirov, gjithashtu, u shpallën në kërkim ndërkombëtar. Sakaq, në shator 2011 u bë e ditur, se ata u ekzekutuan nga persona të paditur në Stamboll.

Atentati nxorri në pah difekte jo të vogla në sistemin e sigurisë së aeroporteve ruse. Sot, mund të thuhet se situata ka ndryshuar në mënyrë kardinale, u shpreh për “Zërin e Rusisë” presidenti i Shoqatës së Veteranëve të Antiterrorit “Alfa”, Sergei Gonçarov:

- Pushteti, strukturat e ruajtjes së rendit dhe shërbimet speciale e kanë ndryshuar qasjen bazë ndaj këtij problemi. Më kryesorja është që pushteti e pranon, se siguria në aeroporte është një çështje shtetërore dhe jo e strukturave të rojes private. Të gjithë aeroportët tanë janë ripaisur tashmë nga ana teknike.Kjo është e para. Së dyti, nuk kanë mbetur zona, ku mund të kalojnë qytetarë pa u kontrolluar. Dhe e treta, qoftë në metro, qoftë nëpër aeroportet tanë vepron një shërbim i ri i specializuar me qen për të pikasur lëndët shpërthyese.

Shpërthimi në Domodedovo u kthye në tragjedi jo vetëm për rusët. Në numrin e atyre që e pësuan kishte edhe qytetarë të Gjermanisë, Austrisë, Ukrainës, Britanisë. Në fillim të shek.XXI liderët e vendeve udhëheqëse të botës, jo një herë kanë theksuar, se terrorizmi është bërë një fenomen ndërkombëtar.

Ndërkohë, sipas politologut rus, Rustem Vahitov, disa vende, pasi i kanë shpallur luftë terrorizmit e ushqejnë njëkohësisht atë. Ky ekspert e drejton gishtin, duke marrë si shembull, luajalitetin e SHBA-ve dhe të Britanisë së Madhe në lidhje me grupe të caktuara në Kaukaz, të cilat këto dy vende nuk dëshirojnë t’i pranojnë si terroriste. Për sa kohë, këto “standarte të dyfishta” nuk janë kapërcyer është pa vend të flitet, për fat të keq, se kemi arritur një fitore të plotë mbi terrorin.

Andrei Smirnov