Ministri i Jashtëm i Rumanisë Teodor Baconschi u shkarkua për fyerje të pjesëmarrësve të demonstratave anti-qeveritare, të cilat po vazhdojnë gjatë 10 ditëve të fundit në këtë vend.

0Ministri deklaroi se e ardhmja e Rumanisë do të përcaktohet nga ata që e fitojnë bukën e gojës me mund e djersë, me punë këmbëngulëse dhe jo ata të cilët ai i karakterizoi si “leckamanë të këqinj dhe pa tru”.