Në janar të këtij viti u regjistruan 9 raste të vdekjes së njerëzve për shkak të gripit të derrave, u evidentuan edhe 333 të infektuar, njoftuan të hënën në Ministrinë e Shëndetësisë të Meksikës.

Presupozohet se numri i rasteve të prekjes nga gripi i derrave mund të rritet në vend. Rastet e infektimit u shpeshtuan në dhjetor të vitit të kaluar.

0Kulmi i sëmundshmërisë midis popullsisë nga ky lloj gripi u regjistrua në Meksiko në prill të vitit 2009. Atëhere virusi H1N1 mori jetën e më shumë se një mijë njerëzve.