KQZ-ja planifikon të regjistrojë kandidatin për president të Rusisë biznesmenin Mikhail Prokhorov dhe t’i refuzojë regjistrimin guvernatorit të Rajonit Irkutsk Dimitri Mezencev.

Grigory Javlinski, i cili ka ndërmend të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të 4 marsit nga Partia jo-parlamentare “Jablloko” (“Yabloko”), deklaron se do të luftojë për regjistrimin si kandidat për president të Rusisë.

0KQZ-ja ka evidenuar në listat me nënshkrime të tij 23% firma të pavlefshme nga 5% të lejuara. Tani Grigory Javlinskit do t’i duhet të apelojë rezultatet e verifikimit të listave të nënshkrimeve të grumbulluara në etapën e parë të tij. Riverifikimi i dytë i listave do të vazhdojë, ndërsa çështja që ka të bëjë me regjistrimin e Grigory Javlinskit si kandidat për president apo refuzimin e regjistrimit të tij, do të zgjidhet jo më vonë se data 29 janar.