Prodhuesja më e madhe japoneze e elektronikës “Hitachi” deklaroi mbi ndërprerjen e prodhimit të televizorëve për shkak të rënies së theksuar të blerjes së tyre.

0Prodhimi i televizorëve është një nga segmentet më deficitarë të biznesit të korporatave që merren me prodhimin e teknikës. Vitin e kaluar mbi reduktimin e fitimit në këtë drejtim deklaruan “Sony” dhe “LG Electronics”, që po përjetojnë aktualisht një krizë mjaft të rëndë, meqenëse nuk mund të konkurrojnë me gjigandët e IT të tillë si “Apple”dhe “Samsung”, prodhimet e të cilëve po u zëvendësojnë konsumatorëve televizorët konvencionalë.