Shkarko audiofailin
Mjaft e larmishme dhe e mbushur plot me ngjarje të ndryshme doli fundjava e kaluar në tre vende evropiane. Kroatët iu përgjigjën në referendumin mbarëpopullor pyetjes: “A e mbështesni ju anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian?”. Duke konfirmuar rezultatet e sondazheve të sociologëve, shumica e tyre - më shumë se 66% - votuan “për”.

Por, duam të vemë në dukje gjatë kësaj, se 6 vjet të shkuara entuziastët e bashkimit me BE-në përbënin 80% të popullsisë kroate. Por sido që të jetë puna në të vërtetë, me këtë referendum përfundoi maratona e gjatë 7-vjeçare e hyrjes së Kroacisë në Europën e bashkuar. Bashkimi Evropian pranoi në radhët e veta një vend me një nivel papunësie 17% dhe deficit buxhetor prej 6.2%.

Hija e krizës financiare u nder këto ditë fundjave edhe mbi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Finlandë. “Argument” kryesor për votuesit, me sa duket, u bë rifreskimi në kujtesën e tyre i tmerrit, makthit të viteve 1990-të. Atëhere, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik (ndërsa Finlanda ishte korridori kryesor i Bashkimit Sovjetik për tregtinë me Perëndimin) dhe ribashkimit të Gjermanisë, ndodhi kolapsi i gjithë sistemit të suksesshëm shtetëror finlandez. Por banorët e Finlandës, për hir të shpëtimit të ekonomisë së vendit, përballuan me burrëri edhe reduktimin e qenësishëm të shpenzimeve sociale, edhe falimentimin e degëve jo-konkurruese të industrisë, edhe nivelin 18% të papunësisë. Por, pas kësaj, tashmë që në vitin 1998 Agjencia “Moody’s” i riktheu Suomi vlerësimin më të lartë të kredisë. Përmes gjithë këtyre sprovave vendin e udhëhoqi atëhere ish Ministri i Financave (në periudhën e viteve 1996-1999), politikani me përvojë Sauli Niinistö. Dhe nuk të habit aspak fakti se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale votën e tyre në favor të tij e dhanë 37% e votuesve. Por tani do të duhet të zhvillohet raundi i dytë dhe se si do të ndahet raporti i votave në të është vështirë të parashikohet.

Po ashtu siç është e pamundur të prognozohet edhe rezultati i bisedimeve të Kryetarit të qeverisë hungareze Viktor Orban, të cilat pritet të zhvillohen të martën në Bruksel. Kryeministri i Hungarisë do të niset për atje pas demonstratës 100 mijë vetëshe të ditës së shtunë në mbështetje të tij, domethënë në mbështetje të amendamenteve në kushtetutën e vendit, të cilat hynë në fuqi nga 1 janari i këtij viti. Këto amendamente kufizojnë pavarësinë e Bankës Qendrore, Gjykatës Kushtetuese dhe lirinë e mediave, ndryshojnë sistemin zgjedhor në favor të partisë në pushtet. Të gjitha këto shkaktuan një kritikë mjaft të ashpër në BE... Ja mendimi në lidhje me këtë fakt i ekspertit të Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Sergei Utkin:

- Mua më duket se situata do të zgjidhet pa nevojën e ndërmarrjes së hapave radikalë - daljen e Hungarisë nga BE-ja apo privimin asaj të së drejtës së votës. Momentet që irritojnë tej mase Brukselin do të korrigjohen. Si këmbëz (shkrehës) pushke i pasioneve të ndezura që prej kohësh në gjirin e shoqërisë u bënë problemet ekonomike. Pas 8 vjet drejtimi nga socialistët vendi u ndodh në një situatë katastrofike financiare, të ngjashme me atë të Greqisë.

Në lidhje me Viktor Orban shprehen gjithashtu si për një “Chavez evropian”. Po cili është ai në të vërtetë një diktator, populist apo pragmatist? “Mendoj, thotë Sergei Utkin, se ai beson që duhet fillimisht të përforcojë pozitat e veta në pushtet me qëllim të zhvillimit të reformave. Por se sa i aftë është ekipi i tij politik për ta bërë këtë është një pikëpyetje e madhe. Duke e vlerësuar këtë nga jashtë, duket sikur nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Megjithëse politikani ka gjithmonë mundësi për ta habitur në mënyrë të befasishme vëzhguesin!”