Përfaqësuesit e MPJ të 27 vendeve të BE-së në mbledhjen e tyre të ditës së hënë në Bruksel miratuan vendimin për vendosjen e embargos ndaj furnizimeve të naftës nga Irani, njofton Agjencia France Presse me referim tek disa burime diplomatike.

Më parë burimet diplomatike në Bruksel patën njoftuar se në kuadër të paketës së re të sanksioneve parashikohet, përveç të tjerash, që nga korriku i vitit 2012 të gjithë anëtarët e BE-së, që blejnë naftë nga Teherani, të pezullojnë plotësisht importet e kësaj lënde hidrokarbure nga ky vend.

0Pjesa kryesore e importeve evropiane të naftës iraniane - rreth 68% të saj - i bie Greqisë, Italisë dhe Spanjës. Në Greqi pjesa e konsumit të “arit të zi” nga Irani përbën 35%.