MPJ e Britanisë së Madhe iu kërcënua autoriteteve skoceze me ndërprerjen e reklamave falas dhe promovimin e Scotch Whisky në tregjet e huaja nëse Skocia do të shpallë pavarësinë e vet, shkruan gazeta “Daily Mail”.

Aktualisht 140 ambasada të Britanisë së Madhe në gjithë botën janë të angazhuara në promovimin falas dhe reklamimin e pijes së famshme botërore.

Në rastin e marrjes së pavarësisë nga ana e Skocisë, referendumi për të cilën planifikohet të zhvillohet në vitin 2014, Edindurgu do të duhet të paguajë për promovimin e mallrave të veta.

0Shitja e uiskit është një nga burimet kryesore të të ardhurave për vendin. Në vitin 2011 Skocia fitoi nga eksportet e uiskit rreth 4.65 miliardë $.