Pavarësisht nga kërcënimet e Iranit aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” së bashku me luftanijet e mbështetjes kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe vijoi lundrimin drejt Gjirit Persik. Kalimi përmes ngushticës u krye pa ndonjë incident.

0Në fillim të janarit Komandanti i Forcave të Armatosura të Iranit, gjenerali Ataolla Salehi deklaroi se për SHBA do të ishte më mirë të hiqnin dorë nga dislokimi i aeroplanmbajtëseve të veta në Gjirin Persik, duke shtuar, se Teherani është plotësisht i gatshëm për të zmbrapsur çdo kërcënim dhe se disponon gjithçka të domosdoshme për këtë. Pentagoni deklaron se mbërritja e aeroplanmbajtëses amerikane nuk është e lidhur kurrsesi me kërcënimet e lranit për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.