Deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2012 Rusia do të furnizojë Afganistanin me 12 helikopterë Mi-17. Kështu, aty nga korriku FR-ja do të realizojë plotësisht porosinë e Ministrisë së Mbrojties së SHBA-ve për 21 helikopterë ushtarakë transporti Mi-17 B-5.

Shuma e kontratës është pothuaj 370 milionë dolllarë. Furnizimi në fjalë i shërben qëllimit të forcimit të Forcave të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Afganistanit.

Paisjet me helika të uzinës Milja (Mi), të helikopterëve në Moskë, mund të thuhet pa e ekzagjeruar se janë kartëvizitë e industrisë së aviacionit rus. Ato janë në shfrytëzim në më shumë se 50 vende të botës, perfshirë Indinë, Kinën dhe Iranin. Popullaritet të veçantë kanë helikopterët të tipit Mi-8 dhe Mi-17 një version i sofistikuar i Mi-8, tregon kryeredaktori i revistës “Vzljot”, Andrei Fomin:

- Kë është një rast paprecedent, kur SHBA-të porositën një sasi të madhe helikopterësh të prodhimit rus për të furnizuar Afganistanin. Ekszistonin, natyrisht, alternativa të ndryshme përzgjedhëse. Por duke u nisur nga kriteri efektiv i vlerësimit, domethënë nga gërshetimi i i karakteristikave funksionale të mundshme, nga siguria dhe spektri i gjerë i zgjidhjes së detyrave, u bë edhe zgjedhja në favor të helikopterëve rusë.

Puna për modernizimin e “Millei” vijon në mënyrë aktive. Tani konstruktorët janë ndalur në modelin bazë Mi-171A2, që është një version modern i legjendarit Mi-8. Planifikohet që puna e konstrukimit  dhe përvojës, prova dhe çertifikimi i helikopterit të ri do të përfundojë deri nga fundi i vitit 2012, ndërsa më 2013 do të fillojë prodhimi i tij në seri.

Sipas fjalëve të Anderi Fominit, si rezultat i gjithë këtijsofistikimi, distanca maksimale e fluturimit të këtij helikopteri do të rritet deri në 1200 km. Dimensionet bazë dhe pesha mbeten ato të mëparshmet. Në modelin e ri do të aplikohen masivisht materiale me përbërës të fortë. Do të sjellë dobi zmadhimi i kabinës, do të shihet mundësia për të ndryshuar ambientin e depozitimit të ngarkesës ne një sallon për pasagjerë. Diapazoni i gjerë i shfrytëzimit të helikopterit, nga -50 gradë C deri në +50 gradë C, do t’i lejojë atij që të punojë pa probleme nëpër zona të ndryshme klimatike. Afati i përafërt i helikopterit në shërbim shkon deri në 30 vjet.

Stafetën për vendin e parë është i gatshëm ta marrë nga Mi-8 edhe helikopteri shumëfunksional Mi-34 C1. Ky mjet fluturues është i klasit të lehtë dhe është përllogaritur në transportimin e tre-katër personave. Në fillim të marsit 2011, ky helikopter u paraqit në ekspozitën e aviacionit Heli Expo, ku ngjalli një interes të madh tek klientët nga bota. Meqë ra fjala, tani po kryhen bisedime me Brazilin mbi furnizimin e këtij vendi me 150 helikopterë Mi-34 C1.

Sergei Mizerkin