Anija ruse e transportimit të mallrave “Progress M-13M” natën e pritshme do të shkëputet nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN) dhe do të shndërrohet në “platformë startuese” fluturuese për realizimin e lëshimit në orbitë të një micro-sateliti shkencor.

Para se ta shkëpusin nga SKN kozmonautët e mbushën anijen “Progress” me mbeturina dhe aparatura të dala jashtë përdorimit. Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar “Progress” çoi në SKN më shumë se 2.6 ton mallra, midis të cilave ishte dhe një konteiner i posaçëm lëshimi me micro-satelitin shkencor “Chibis-M” për studimin e shkarkimeve atmosferike (rrufeve) në atmosferën e Tokës. Anija “Progress”, e shkëputur nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar, më 25 janar do ta nxjerrë microsatelitin në orbitën e punës me lartësi rreth 500 kilometra.

03 orë pas nisjes anijen “Progress M-13M” do ta largojnë nga orbita dhe do ta fundosin në një zonë të veçantë të Oqeanit Paqësor, në të ashtuquajturën “varrezë e anijeve kozmike”.