Në qytetin Bolshoi Kamen në Lindjen e Largët të Rusisë u zhvillua dorëzimi i nëndetëses bërthamore ruse “Nerpa” («Нерпа») me lizing për një afat 10-vjeçar Forcave Ushtarake Detare të Indisë. Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm Ambasadori i Indisë në Federatën Ruse Ajai Malholtra dhe Komandanti i Qarkut Ushtarak Lindor rus, admirali Konstantin Sidenko.

0“Nerpa” («Нерпа») është nëndetëse e gjeneratës së tretë. Shpejtësia maksimale e saj arrin deri në 30 nyje detare, ndërsa thellësia e zhytjes deri në 600 metra. Vlera e kontratës e tejkalon shumën 900 milionë $.