Rreth 6.000 ton çakëll, të kontaminuara me substanca radioaktive pas aksidentit që ndodhi në centralin bërthamor “Fukushima-1”, janë përdorur gjatë ndërtimit të shtëpive të reja në prefekturën japoneze Fukushima. Ky vëllim çakëlle u morr nga ndërtuesit në guroren që ndodhet në rajonin e fshatit Namie, vetëm 20 kilometra larg zonës së ndotur me rrezatim radioaktiv.

0Autoritetet vendore mendojnë se me shfrytëzimin e çakëllës radioaktive janë ndërtuar nga 60-100 godina banimi. Në momentet aktuale ekspertët po studiojnë mundësitë për bërjen e këtyre godinave të parrezikshme për banim. Mbi nivelin e rrezatimit në to nuk njoftohet, por vihet në dukje megjithatë se ai është më i lartë se zakonisht.