“Siria refuzon vendimet e marra kundër saj dhe beson se ato rrezikojnë sovranitetin e kombëtar dhe përfaqësojnë në vetvete ndërhyrjen flagrante në punët e brendshme të vendit”, - thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të qeverisë së Sirisë.

0Të dielën (më 22 janar) Lidhja e Shteteve Arabe (LSHA) përpunoi planin e ri për rregullimin e krizës. Ai parashikon transferimin e pushtetit nga Presidenti Bashar Assad në duart e Zëvendëskryeministrit të parë Farouk al-Shara. Përveç kësaj, sipas këtij plani, në Siri për dy muaj duhet të formohet qeveria e unitetit kombëtar nën udhëheqjen e figurave të pranueshme për të gjitha palët, vë në dukje Agjencia RIA Lajmet.