Manovrat ushtarake ruso-indoneziane me pjesëmarrjen e njësisë së anijeve të Flotës së Paqësorit u zhvilluan në Oqeanin Indian. Gjatë rrugës së kthimit për në atdhe nga Gjiri i Adenit, ku ato marrin pjesë në operacionet ndërkombëtare duke shoqëruar karvanet e anijeve tregtare, anijet ruse hynë më një vizitë miqësore 4-ditore në portin indonezian Surabaya.

0Të zotët e shtëpisë përgatitën për marinarët rusë një program shumë të larmishëm, në të cilin janë përfshirë ekskursionet nëpër qytet, zhvillimi i ndeshjeve miqësore të futbollit dhe volejbollit. Nga ana e vet ekuipazhi i anijes ruse “Admiral Pantelejev” («Адмирал Пантелеев») organizoi ditën e dyerve të hapura për banorët dhe mysafirët e Surabaya.