Kryeministri Vladimir Putin propozoi krijimin e një strukture federale, përgjegjëse për zhvillimin kombëtar të Rusisë. Me një ide të tillë ai doli në artikullin e vet me titull “Rusia: çështja kombëtare”, botuar në “Nezavisimaja gazeta“ («Независимая газета»).

Duke theksuar se populli rus është shtetformues, ai vuri në dukje se misioni i madh i rusëve është bashkimi, lidhja, konsolidimi i shtetit. Në të njëjtën kohë përpjekjet për predikimin e shtetit kombëtar, mono-etnik rus bien në kundërshtim të plotë me gjithë historinë e Rusisë.

0Putin mendon gjithashtu se është i palejueshëm krijimi në Rusi i partive rajonale, duke përfshirë edhe ato në republikat kombëtare. Duke folur për problemet e emigrantëve në Rusi, ai tha se është i papranueshën formimi i enklavave të mbyllura kombëtare në mesin e emigrantëve.