Një ushtar afgan qëlloi për vdekje me armë zjarri katër ushtarakë të NATO-s në Afganistan si dhe plagosi edhe 17 persona të tjerë. Për këtë njoftoi përfaqësuesi i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Të gjithë viktimat i përkisnin kontingjentit francez.

Incidenti ndodhi në lindje të vendit, në provincën Kapisa. Sulmuesi u arrestua. Hollësi të tjera në lidhje me ngjarjen tragjike nuk njoftohen tani për tani.