Një nga rrugët kryesore të qytetit të lashtë Jerikos, e cila është përmendur disa herë në Bibël, është emëruar për nder të Presidentit rus Dimitri Medvediev. Për këtë njoftoi udhëheqësi i Autonomisë Palestineze, në territorin e të cilit ndodhet qyteti.

Mahmmoud Abass mbërriti në Rusi me një vizitë 6-ditore dhe u prit sot nga Presidenti i Rusisë. Temë kryesore e bisedimeve të tyre u bë kërkimi i mundësisë për rifillimin e dialogut të drejtpërdrejtë me Izraelin, i cili u ndërpre në shtator të vitit 2010.