Franca deklaroi se pezullon ndihmën ushtarake për ushtrinë afgane dhe dhënien e ndihmës në përgatitjen e luftëtarëve pas incidentit të sotëm tragjik në lindje të vendit. Atje një ushtar afgan vrau katër ushtarakë të kontingjentit francez të forcave të NATO-s.

Presidenti i Francës Nicolas Sarcozy deklaroi se do të nisë urgjentisht në Afganistan Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Ai nuk përjashtoi gjithashtu edhe tërheqjen e kontingjentit ushtarak francez nga Afganistani para afatit të caktuar, në qoftë se Kabuli nuk do të japë garanci sigurie për ushtarakët francezë.