Biznesmeni Mikhail Prokhorov paraqiti programin e vet presidencial të titulluar "E ardhmja e pranishme". Në qendër të jetës ruse, sipas fjalëve të Mikhail Prokhorov, do të vendoset njeriu me të gjitha të drejtat e tij, të cilat duhet të jenë mbi të drejtat e grupeve shoqërore, etnike dhe fetare.

Mikhail Prokhorov ka ndërmend të qëndrojë në pushtet jo më shumë se katër vjet dhe t’i zhvillojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi në vitin 2016. Ai premtoi gjithashtu tu garantojë lirinë mediave, të arrijë shpërndarjen e parakohshme të Parlamentit (Dumës Shtetërore), të reduktojë deri në 3% pragun e nevojshëm të kalimit në Dumën Shtetërore dhe të ndalojë zgjedhjen e presidentit dhe guvernatorëve në postet e veta për më shumë se dy herë në jetën e tyre.

Në politikën e jashtme biznesmeni i ofron Rusisë të përqëndrohet në bashkimin e Evropës dhe Rusisë në një qendër unike gjeo-ekonomike me një hapësirë të përbashkët ekonomike dhe të vizave.

Ekspertët shprehin mendime të ndryshme në lidhje me programin e Mikhail Prokhorov. Dikush e vlerëson atë si një program të mirë liberal-demokratik, ndërsa të tjerë e quajnë atë turli të gatuar me teza abstrakte liberale dhe nacionale-patriotike.