Shkarko audiofailin
Kompania televizive britanike BBC filloi transmetimin e filmit dokumentar mbi Vladimir Putin me titull “Putin, Rusia dhe Perëndimi” (Putin, Russia and the West”). Në këtë mënyrë britanikët përmbledhin rezultatet e ndërmjetme të qëndrimit në postin e presidentit të Kryeministrit aktual të Rusisë Vladimir Putin. Disa vërejtën në këtë transmetim dëshirën për t’i imponuar shikuesve perëndimorë një mendim të caktuar mbi Rusinë.

Katër seritë e filmit dokumentar i kushtohen katër periudhave më të rëndësishme të drejtimit të Vladimir Putin në postin e presidentit të vendit. Seria e parë, e cila u transmetua në prime time, titullohet “Marrja e kontrollit” (“Taking Control”) dhe tregon për mandatin e parë presidencial të Vladimir Putin - nga viti 2000 deri në vitin 2003. Fjalë në të bëhet për fitoren e presidentit të ri, pasardhësin e  Boris Yeltsin, mbi separatistët çeçenë, marrëdhëniet e tij me oligarkët. Vihet në pah rritja e përgjithshme e nivelit të jetesës së popullsisë, intensifikimi i bashkëpunimit mes Rusisë dhe Perëndimit pas sulmeve të terroristëve të “Al-Qaeda” mbi kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork më 11 shtator të vitit 2001.

“Kjo është historia mbi atë se si ai (Putin) shtroi si pikësynim përpara vetes për të rivendosur rolin e Rusisë si fuqi e madhe dhe kjo shkaktoi në botë ndjesinë e ankthit, shqetësimit në lidhje personin e tij dhe vendin e tij”, - deklarojnë autorët e filmit. Fjalët e anotacionit, pritja e vetë zgjedhjeve së bashku me pohimin e bujshëm, sensacional të ish këshilltarit të Tony Blair se i ashtuquajturi “gur i spiunazhit” pat ekzistuar vërtetë, i detyruan disa të mendohen - po përse filmi po transmetohet pikërisht tani? Vëzhguesi i Radio “Kommersant FM” Konstantin Eggert shprehet se nuk ai vlen të kërkohet ndonjë kuptim i fshehtë në këtë:

- Kjo nuk është pjesë përbërëse e fushatës paraelektorale. Por meqenëse BBC ka ndërmend të ndriçojë gjerësisht zgjedhjet presidenciale në Rusi, filmi në fjalë mund të vlerësohet si pjesë e “udhëzuesit, manualit informativ”. Ndërsa, në fakt, shumica dërrmuese e auditorit të BBC nuk shfaq asnjë interes të veçantë se kush do të bëhet president i ardhshëm i Rusisë.

Konstantin Eggert nuk është aspak i prirur për ta parë filmin si njëfarë sinjali që i jepet Rusisë nga Britania e Madhe. Sipas fjalëve të tij, filmi i BBC, transmetuesit publik të pavarur nga qeveria, është pjesë e programit për ndriçimin e thellë, të gjithanshëm të fushatës presidenciale në Rusi.

Autorët e filmit në punën e tyre kanë mbledhur në masë të madhe pikëpamje shpesh mjaft kontradiktore. Në film tingëllojnë, në veçanti, intervista me Kreun e administratës presidenciale Sergei Ivanov, me ish Ministrin e Jashtëm Igor Ivanov, ish Ministrin e Zhvillimit Ekonomik German Gref dhe Ministrin e Financave, i cili u shkarkua para pak kohësh, Aleksei Kudrin. Midis pjesëmarrësve të huaj të filmit - ish Sekretarët amerikanë të Shtetit Colin Pauell e Condoliza Rajs si dhe ish Kancelari i RFGJ Gerhard Shrëder. Sipas mendimit të anëtarit të udhëheqjes së Partisë “Rusia e Bashkuar” Dimitri Polikanov, pavarësisht nga përpjekjet e ndërmarra për të treguar anët pozitive të viteve të para të drejtimit të Vladimir Putinit në postin e presidentit të vendit dhe për të qenë objektivë, autorët e filmit kanë ndjekur edhe qëllime të tjera:

- A e dini, tani është bërë mëse e qartë se mediat perëndimore po përpiqen të venë në dukje me të gjitha mënyrat se zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi do të jenë të pandershme dhe të padrejta. Unë mendoj se në Perëndim ekziston një dëshirë e madhe për të formuar një opinion të fortë social.

0Në serinë e dytë të filmit dokumentar me titull “Demokracia kërcënon” fjalë bëhet për “Revolucionin Portokalli” në Ukrainë. Seria e tretë titullohet “Lufta” dhe tregon për intervencionin gjeorgjian në Osetinë e Jugut dhe veprimet e ushtrisë ruse për kundërshtimin e tij. Seria e katërt “Starti i ri” flet për “riformatimin” e marrëdhënieve ruso-amerikane.

Olga Kanorskaja