Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Tajlandës njoftoi se “qeveria tajlandeze mendon se tani është koha më e përshtatshme për të njohur pavarësinë e Palestinës”. Në fillim të javës delegacioni tajlandez pranë OKB-së njoftoi për këtë vendim zyrtarët palestinezë.

Autonomia Palestineze në momentet aktuale po përpiqet të arrijnë anëtarësimin e vet me të drejta të plota në OKB. Pavarësinë e Palestinës e kanë njohur tashmë 127 vende të botës.