Më shumë se një mijë ton ujë me përmbajtje të lartë ceziumi radioaktiv u zbuluan në bllokun e dytë dhe të tretë të centralit bërthamor japonez që pësoi avari “Fukushima-1”. Uji është akumuluar në galeritë e tij, ku janë vendosur pompat që pompojnë ujin e detit.

Kompania operatore e centralit konfirmon se mundësia e rrjedhjes së këtij uji në det është tejet e vogël. Konfirmimi i tyre është bazuar në faktin se matjet e rrezatimit në ujin e detit në afërsi të bregdetit nuk treguan rritje të sfondit radioaktiv. Përgjigje të qartë në lidhje me origjinën e ujit të akumuluar në galeritë e centralit bërthamor nuk ka tani për tani.