Kryeministri rus vazhdon, si dhe më parë, të ruajë pozita kryesuese në mesin e kandidatëve për president të vendit. Rejtingu i tij për një javë u rrit nga 48 % deri në 52%, për këtë dëshmojnë rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga Qendra mbarëruse për Hulumtime të Opinionit Publik (VCIOM).

Rejtingu i Udhëheqësit të Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zyuganov u rrit nga 10-11%. Numri i njerëzve të gatshëm për të votuar për liderët e Partisë “Rusia e Drejtë” dhe Partisë “Jablloko” (“Yabloko”) për një javë u reduktua: nga 5% deri në 4% ra rejtingu i Sergei Mironov dhe nga 2% deri në 1% i Grigory Javlinski. Nga 3% deri në 2% ra edhe rejtingu i biznesmenit Mikhail Prokhorov. Kandidatët e tjerë kanë ruajtur tregues të qëndrueshëm: 9% Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR), 0% - guvernatori i rajonit Irkutsk   Dimitri Mezencev, 0% - Liderja e Partisë së paregjistruar “Vullneti” Svetllana Peunova.

Në sondazhin e VCIOM-it u përfshinë 1.600 persona në 153 vendbanime të 46 rajoneve, qarqeve dhe republikave të Rusisë. Kufiri i pasaktësisë (gabimit) nuk i tejkalon 3.4%.