Shkencëtarët rusë do të ulen në Hënë, ku do të ngrihet shpejt një stacion vendbanimi. Për këtë, deri në vitin 2020, do të lëshohen për në Hënë dy aparate “Luna-Resurs” dhe “Luna-Glob”. Lajmin e bëri të ditur, kreu i Roskozmosit, Vladimir Popovkin.

Nga ana teknike krijimi i stacionit hënor do të bëhet i mundur në dhjetëvjeçarin e tretë të shekullit. Fillimisht në Hënë do të ulen shkencëtarët, të cilët do ta studiojnë atë, siç thuhet, “direkt e në vend”. Pastaj, gradualisht, në satelitin e Tokës do të zhvillohet infrastruktura e domosdoshme per jetesë, përfshirë atë turistike. Ekspertët janë të bindur, se njerëzit do të mund t’i kalojnë pushimet në Hënë pas njëzet vjetësh. Që nga koha, kur atje u gjetën dëshmi të pranisë së ujit, shkencëtarët panë perspektiva të reja të zotërimit të Hënës. Igor Mitrofanov, ekspert i Institutit Rus të Studimeve Kozmike shprehet si vijon:

- Ne duhet të zhvillojmë disa projekte kozmikë seriozë, perpara se të krijojmë një bazë të tillë. Si hap të parë, kemi leshimin e aparateve “Luna-Resurs” dhe “Luna-Glob”. Do të kryejmë eksperimente, të cilat do të na lejojmë të lëvizim më tej në zotërimin e Hënës dhe të resurseve hënorë. Kushtet në polet e Hënës dallojnë në mënyrë thelbësore, nga zonat ekuatoriale dhe gjerësitë e mesme, atje ku janë drejtuar më parë ekspeditat sovjetike dhe amerikane. Pikërisht, në polet e Hënës janë gjetur dëshmi të pranisë së ujit.

Njerëzit mund të jetojnë nën sipërfaqen e Hënës, aty nuk ka rrezik të rrezatimit kozmik vdekjeprurës për njeriun, ndërsa forca e gravitetit është e proporcionale me atë të që tokësorët janë mësuar. Mbi sipërfaqe do të mund të dilet vetëm me skafandra.

Baza në Hënë do lejojë të përpunohen dhe të kryhen prova të sistemeve të reja kozmike për fluturimet në Mars dhe planete të tjerë, kurse astronautët do të mund t’i hulumtojnë më mirë Diellin dhe yjet. Me kalimin e kohës, njerëzimi do kalojë në zotërimin industrial të satelitit të Tokës. Që andej do nxirren minerale, do ndërtohen uzina të ndryshme dhe më e rëndësishmja, kozmodromi, prej nga ku, do të mund të lëshohen aparate kozmikë për në pikat më të largëta të Gjithësisë, shpreh bindjen e tij Igor Mitrofanov:

- Të nisësh që nga kozmodromi i Hënës aparate kozmikë, përshembull, në drejtim të Marsit, mund të jetë më me leverdi në perspektivë. Sepse, që t’i mbledhësh këta aparate pranë orbitës së Tokës, apo të kapërcesh fushën gravitacionale të Tokës është shumë më e vështirë, sesa t’i pajisësh këto ekspedita nga sipërfaqja e Hënës.

Aleksandra Zaharova