Kryeministri rus Vladimir Putin është mëse i bindur se futbolli në Rusi ka perspektiva të mira. “Dua të theksoj se futbolli në Rusi ka qenë gjithmonë diçka më shumë se thjesht një lloj sporti. Kjo lojë spektakolare, emocionuese, tejet tërheqëse për shumë breza të qytetarëve të vendit tonë u bë pa kurrfarë hiperbolizimi pjesë përbërëse e jetës së tyre”, - deklaroi Putin gjatë hapjes së mbrëmjes solemne, dedikuar 100-vjetorit të Lidhjes Ruse të Futbollit.

Vladimir Putin vuri në dukje se Rusia krenohet me plot të drejtë me arritjet e ekipit kombëtar, i cili ka fituar me meritë “arin e Lojrave Olimpike dhe Kampionatit Evropian”. “Ne krenohemi me klubet tona të futbollit, të cilët janë bërë mëse një herë mbajtës të kupave kontinentale. Dhe, sigurisht, krenohemi pa masë me lojtarët, trajnerët tanë të shquar, me legjendat e vërteta të futbollit”, - tha Kryeministri.

0Ai theksoi gjithashtu se aktualisht interesi ndaj futbollit në Rusi, i cili edhe kështu ka qenë gjithmonë i lartë, rezulton vazhdimisht në rritje. Kështu, sipas fjalëve të tij, në Rusi tani numërohen 44 mijë klube dhe më shumë se 150 skuadra.