NATO do të garantojë sigurinë e Lituanisë me anë të sistemit të vet të mbrojtjes antiraket pa qenë nevoja të vendosë në territorin e këtij vendi elementet e tij. Për këtë deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, i cili aktualisht ka ndërmarrë një turne nëpër vendet e Balltikut (Letoni, Estoni, Lituani).

0“Ne nuk po i kërkojmë Lituanisë të marrë pjesë direkt në vendosjen e sistemit të mbrojtjes antiraket, por Lituania do të mbrohet megjithatë në mënyrë të sigurt prej tij”, - siguroi Rasmussen.