Pakistani do të lejojë rifillimin e tranzitit të mallrave për trupat e NATO-s në Afganistan. Tranziti u ndalua pas ngjarjes tragjike kur në nëntor të vitit 2011 u vranë 24 kufitarë pakistanezë si rezultat i sulmit të pamotivuar mbi ta nga helikopterët e NATO-s.

Tani për transportimin e mallrave nëpërmjet territorit të vet Pakistani do të kërkojë pagesë. Data e rifillimit të tranzitit nuk është bërë e ditur ende.