Zgjedhjet e ardhshme presidenciale, marrëdhëniet e autoriteteve dhe opozitës, pabarazia sociale dhe rrugët e daljes nga kriza globale - kjo është lista jo e plotë e problemeve të diskutuara në takimin e Kryeministrit Vladimir Putin me kryeredaktorët e mediave më të mëdha në Rusi. Diskutimi ishte i lirë dhe i nxehtë. Nuk kaloi puna edhe pa kritikë si në adresë të shtypit, ashtu dhe Kryeministrit personalisht.

Përfaqësuesit e “pushtetit të katërt” kaluan me revan në sulm, si i thonë fjalës, menjëherë me galop. “Në ç’mënyrë do të provoni ju pas zgjedhjeve të 4 marsit se fituat ndershmërisht dhe me të drejtë?” - kjo ishte pyetja që iu adresua nga përfaqësuesit e shtypit Vladimir Putinit:

- Nuk mendoj se do të jem i detyruar të provoj ndonjë gjë. Unë tashmë kam thënë, ndërsa tani po e përsëris edhe një herë: për mua nuk është i rëndësishëm fakti i të qënit në pushtet, për mua është e rëndësishme mundësia e zgjidhjes së problemeve me të cilat po ballafaqohet vendi. Në një nivel të tillë mund të punohet vetëm atëhere kur ekziston besimi i vërtetë dhe mbështetja nga ana e e qytetarëve. Dhe unë jam jashtëzakonisht i interesuar të mësoj nëse e kam me të vërtetë këtë mbështetje të qytetarëve apo jo. Unë dua që zgjedhjet tek ne në vend të jetë transparente dhe maksimalisht të ndershme.

Shprehën preokupim gazetarët edhe nga mungesa e dialogut në momentin aktual midis autoriteteve dhe opozitës, e cila del aktivisht në mitingje pas zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit. A ka ndërmend të takohet Kryeministri me ata që kanë hyrë tani në ligën “Për zgjedhje të ndershme”? Vladimir Putin siguroi se ai nuk e refuzon kurrsesi dialogun:

- Ju e dini fort mirë se jo shumë kohë më parë ne kemi dhënë Çmimin e Qeverisë në gazetari, dhe me sa di unë, u ftuan edhe aktivistë të kësaj lige. Por ata nuk erdhën. Dhe pastaj thonë: ne duam të debatojmë, por autoritetet nuk denjojnë të na vënë veshin ne. Dhe mua, në këtë rast, më lind natyrshëm pyetja: çfarë duan ata në të vërtetë? Të thonë se nuk ka diskutime e debate, apo të hyjnë në diskutim? Ne jemi gati për këtë - unë personalisht jam plotësisht i gatshëm, edhe kolegët e mi gjithashtu që të takohemi me ta dhe të bisedojmë. I kemi ftuar mëse një herë, por ata nuk kanë ardhur asnjë herë.

0Gjatë takimit nuk u anashkaluan edhe problemet globale, ndër të tjera kriza ekonomike botërore. “Me sa duket nga të gjitha ekonominë botërore e presin kohë të vështira, - tha Kryeministri rus. - Prandaj është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet në vend një situatë normale, në kuptimin ekonomik dhe politik, me qëllim që të mund të reagohet në mënyrë operative ndaj sfidave të mundshme”.

Svetllana Andrejeva