Në centralin bërthamor japonez “Fukushima-1”, për herë të parë pas avarisë së 11 marsit të vititi 2011, sot u krye inspektimi nga brenda në një nga reaktorët problematikë me ndihmën e videokamerave.

Sigurisht nuk ka gjasa që mbi bazë të rezultateve të inspektimit të parë provë specialistët të mund të përcaktojnë gjendjen reale të karburantit të shkrirë bërthamor, por ata do të marrin megjithatë të dhëna të reja mbi situatën në bllokun e energjisë, në veçanti, mbi temperaturën në pjesën e brendshme të tij.

0Si rezultat i aksidentit në centralin bërthamor “Fukushima-1”, shkrirja e shufrave të karburantit bërthamor ndodhi menjëherë në tre reaktorë. Në momentet aktuale blloqet problematike të energjisë janë vënë në gjendje të mbylljes së ftohtë, ndërkohë që po zhvillohet përgatitja për nxjerrjen e karburantit bërthamor.