Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë raportoi mbi incidentin që ndodhi mes motoskafit sirian të patrullimit bregdetar dhe anijes gjermane të zbulimit pranë brigjeve të Sirisë në fund të dhjetorit. Sipas fjalëve të përfaqësuesit të dikasterit ushtarak, një motoskaf sirian patrullimi i preu kursin e lundrimit anijes së paarmatosur gjermane “Alster”, e cila ndodhej në ujërat ndërkombëtare.

“Natën, në errësirë të plotë, motoskafit i shpejtë sirian i patrullimit bregdetar i preu në mënyrë të befasishme rrugën anijes sonë. Në kuvertën e motoskafit ndodheshin komandot e armatosur sirianë. Veprimet e Sirisë të kujtojnë, në këtë rast, veprimet e luftanijeve të vendeve të Paktit të Varshavës në Detin Balltik, të cilat provokonin vazhdimisht luftanijet tona”, - tha përfaqësuesi i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

0Anija gjermane e zbulimit (inteligjencës) “Alster” ndodhet në Mesdheun lindor që nga fundi i nëntorit të vitit 2011. Mbi detajet e misionit të saj nuk njoftohet asgjë.