Rusia po vazhdon të reduktojë investimet e veta në letrat me vlerë të SHBA. Për këtë dëshmojnë të dhënat e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara, të publikuara ditën e mërkurë.

0Sipas njoftimeve të këtij dikasteri, në nëntor të vitit të kaluar paketa ruse arriti shumën 89.7 miliardë $. Ky tregues është pothuajse 2,5 miliardë më i ulët se ai i tetorit. Reduktimi i investimeve ruse në ekonominë amerikane po vazhdon si të paktën një vit. Në nëntor të vitit 2010 ato përbënin 167.3 miliardë dollarë.