NATO dhe Rusia miratuan planin e bashkëpunimit ushtarak për vitin 2012. Për këtë njoftoi të mërkurën, pas mbledhjes së Këshillit NATO-Rusi në nivel të Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm, gjeneral i ushtrisë Nikollai Makarov.

0Duke iu referuar rezultateve të ndërveprimit me forcat e armatosura të Aleancës gjatë vitit të kaluar Makarov tha: “Në vitin 2011 aktivitetet më të rëndësishme të trajnimit të përbashkët luftarak u bënë stërvitjet ushtarake “Vigilance Sky” dhe “Bold Monarch”. Përveç kësaj, midis NATO-s dhe Rusisë po aktivizohet në mënyrë të ndjeshme bashkëveprimi në Afganistan”.