Në Rusi përfundoi regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhjet e 4 marsit do të marrin pjesë, saktësisht, 4 kandidatë, por me ta mund të bashkohen edhe tre politikanë, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të miratojë mbledhjen prej tyre të firmave të zgjedhësve.

Më parë ishin regjistruar kandidatë nga të gjitha partitë parlamentare. Vladimir Putin nga “Rusia e Bashkuar”, Sergei Mironov nga “Rusia e Drejtë”, Vladimir Zhirinovski nga “Partia Liberale Demokratike” dhe komunisti Genadij Zjuganov. Sot, në KQZ dorëzuan dokumentet edhe tre të tjerë: Grigorij Javlinski nga partia “Jablloko”, biznesmeni Mihaill Prohorov dhe guvernatori i qarkut të Irkutskit, Dmitrij Mezencev. Të gjithë ata, pothuaj, janë të njohur për qytetarët rusë, kryesisht nga pjesëmarrja në fushatat e mëparshme. Politilogu Mihaill Remizov mendon, se e vetmja “mace e zezë” këtu është biznesmeni Mihaill Prohorov.

-E ardhmja e tij varet nga ajo, nëse do të mundet ai apo jo, të konsolidojë rreth vetes të pakënaqurit. Në vetvete nuk është keq, që në hapësirën tonë politike shfaqen figura të reja. Problemi qëndron, nëse Prohorovi përfaqëson shtresat e mesme, ndërkohë që interesat e tija personale, jo gjithnjë, përputhen me interesat e këtij auditori.

Favorit i garës parazgjedhore është Kryeministri i tanishëm i Rusisë, Vladimir Putin. Kjo do të jetë fushata e tretë parazgjedhore për të. Por në dallim me ato paraardhëse, këto zgjedhje po kalojnë në kushte krejtësisht të tjera, vëren Mihaill Remizov.

-Veçori e rëndësishme e zgjedhjeve të vitit 2000 dhe 2004 ishte, se fitorja e Putinit ishte një çështje e zgjidhur që në krye të herës. Më 2011, sikurse edhe sot, fitorja e tij duket mëse e sigurtë. Por arritja e saj do të jetë shumë më e vështirë.

0Votimi do të mbahet ne 4 mars 2012. Puna parazgjedhore ka nisur disa javë më parë. Partia “Jablloko” propozoi krijimin e fondacionit “Zgjedhje transparente”, i cili do të merret me vëzhgimin e zgjedhjeve në fjalë. “Jablloko” e shpjegon domosdoshmërinë e krijimit të kësaj strukture me sasinë e madhe  të shkeljeve të lejuara, gjatë zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar. Me hetimin e tyre u mor prokuroria. Sipas raportit të paraqitur sot nga Prokurori i Përgjithshëm, Juri Çajka, gjatë proçesit të votimit u shpallën afro 3000 shkelje.

Anastasia Pershkina