Shkarko audiofailin
Vendimi i marrë në 17 janar nga deputetët e Parlamentit Europian në Strasburg, në lidhje me Hungarinë, përmban karakter të paprecedentë. Asnjëherë nuk kishte ndodhur, që organi më i lartë përfaqësues i BE-së të shprehte kaq ashpër synimin për t’i hequr të drejtën e votës një vendi të tërë.

Deri tani, BE-ja kishte folur me gjuhën e ultimatumeve dhe sanksioneve me ato vende që nuk ishin në përbërje të saj, pra, me Serbinë, Bjellorusinë, Iranin, Sirinë. Por, në këtë rast, situata është akoma më serioze. Deputetët e Parlamentit Europian përcaktuan, se reformat e përcjella në Hungari nga qeveria e djathtë e Viktor Orbanit, cënojnë “alfaomegën dhe frymën” e BE-së. Budapesti mori propozimin për “të hequr dorë” nga reformat e diskutueshme. Në rast të kundërt, Budapestin e pret një dëgjesë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, me akuzën për “shkelje të të drejtave themelore europiane”. Vëzhguesi i “Zërit të Rusisë”, Pjotër Iskenderov, shkruan:

Fjala është për një paketë komplekse aktesh legjislativë: mbi mas-mediat, Bankën Qendrore, sistemin gjyqësor. Por, ndërsa, BE-ja këmbëngul për ndarjen e pushteteve, pavarësinë e Bankës Qendrore nga qeveria, ndalimin e censurës, vektori i politikës së Viktor Orbanit shkon në një drejtim diametralisht të kundërt, në atë, të forcimit të kontrollit të koalicionit qeverisës mbi të gjitha sferat e jetës shoqërore. Problemi kryesor qëndron, nëse BE-ja do të vijë në një mendje, për të qëndruar parimore dhe nëse do t’i shkojë deri në fund konfliktit me Hungarinë, vërejti në bisedën me “Zërin e Rusisë”, ekspertja e Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, Elena Ponomariova:

- Në këtë përmblidhet intriga bazë. Mund të prognozohet, se shqyrtimi i pritshëm do të jetë i nxehtë. Procedurat standarte të BE-se kërkojnë tani, që Këshilli i BE-së t’i dërgojë Budapestit një “letër paralajmëruese”. Pas kësaj, vendit i lihet kohë, zakonisht dy muaj, për të “rishkruar” normat e diskutueshme legjislative. Por burimet në Bruksel, kanë dhënë të kuptojnë, se afati për Hungarinë do të shkurtohet deri në një muaj.

Nuk është për të anashkaluar edhe një moment tjetër jo pa rëndësi. Në rradhën e gjatë të pretendimeve ndaj qeverisë së Viktor Orbanit, është bërë e zakonshme të shënohet edhe paaftësia e saj për të mbajtur nën kontroll defiçitin buxhetor. Por, siç treguan debatet në Parlamentin Europian, parametrat buxhetorë shqetësojnë shumë më pak, sesa gjendja me normat demokratike. Jo rastësisht, agjencia S&P, nuk e përfshiu Hungarinë në listën e vendeve, kredibiliteti kreditor i të cilëve, këto ditë ishte i ulët, në dallim nga Italia, Spanja, Portugalia, madje edhe Franca. Problemet e Hungarisë janë marrëdhënie të një ndërlidhje të tërthortë me ekonominë. Bëhet fjalë, për kursin e ndërgjegjshëm “izolacionist” të kabinetit të Orbanit, në dallim nga rregullat ekzistuese të lojës në BE, ndërsa tendenca politiko-shoqërore që ndiqet sot në Hungari, objektivisht dhe në mënyrë të natyrshme e nxjerr vendin nga kuadri ligjor dhe ideologjik i BE-së.

Pjotër Iskenderov